Meta: Trishtim i thellë për humbjen tragjike të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Ilir Meta ka reaguar për tragjedinë në Bullgari, ku pas djegies së autobusit humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.

Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe  autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit”, shkruan Meta./albeu.com


Shtuar 23.11.2021 09:13