Pezullohen dy efektivë të Komisariatit nr. 3 pas pamjeve të dhunës ndaj të rinjve në protestë

Pas publikimit në rrjetet sociale të videove nga ndërhyrja në tubimin e mbajtur në Tiranë, ku dy punonjës policie shfaqen duke tejkaluar kompetencat dhe parimin e proporcionalitetit, Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy efektivëve të përfshirë: inspektorit E. P., pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, dhe inspektorit T. Ç., i cili shërben në të njëjtën patrullë dhe komisariat.

Të lidhura

None found

Hita ka kërkuar gjithashtu që Drejtoria e Standardeve Profesionale të nisë procedimin disiplinor ndaj tyre.


Shtuar më 16.10.2026 16:29