Mediat zvicerane paralajmërojnë “rrezikun”: talenti i Vaduzit kërkohet nga Bundesliga dhe Serie A, por ka zgjedhur Shqipërinë

Lutfi Dalipi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Vaduzin në Superligën e Zvicrës. Mesfushori ofensiv ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 9 asiste në 10 ndeshje të kampionatit, shifra mbresëlënëse për një lojtar vetëm 20 vjeç.

Të lidhura

None found

Edhe pse aktivizohet me Zvicrën U21, Dalipi nuk ka debutuar ende me një përfaqësuese A. Për këtë arsye, ai mund të zgjedhë mes Zvicrës, Portugalisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë muajit shtator, Shqipëria dhe Kosova i dërguan ftesa futbollistit. Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e mediumit të njohur zviceran “Blick”, i cili ka ngritur shqetësimin se talenti i Vaduzit mund të përfundojë te një prej dy përfaqësueseve shqiptare.

Interesi për Dalipin nuk kufizohet vetëm te kombëtaret. Mesfushori ndiqet nga klube të Bundesligës gjermane dhe të Serie A, ndërsa më shumë qartësi për të ardhmen e tij pritet të ketë gjatë merkatos së dimrit. 183 centimetra i gjatë, ai mund të luajë gjithashtu në pozicionin e sulmuesit të djathtë.


Shtuar më 16.10.2026 17:28