Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në provincën perëndimore kanadeze të Kolumbisë Britanike pas një stuhie të madhe që ka ndërprerë lidhjet rrugore dhe hekurudhore në rajon.
Forcat e Armatosura Kanadeze janë vendosur për të ndihmuar mijëra banorë që kanë mbetur të bllokuar që nga stuhia, që goditi natën e së dielës.
Kryeministri Justin Trudeau premtoi ndihmë gjatë një vizite në Uashington DC dhe tha se trupat do të ndihmojnë në rindërtimin.
Një grua ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut, ndërsa dy persona rezultojnë të zhdukur.
Zyrtarët presin që të konfirmohen më shumë viktima në ditët në vijim./albeu.com