Në Afganistan është rritur për tetë për qind prodhimi ilegal i opiumit më 2021, në krahasim me vitin e kaluar, kanë thënë Kombet e Bashkuara, ndërkohë që opiumi i këtij shteti vazhdon të dominojë tregun e zi.
Prej tij furnizohen tetë prej 10 përdoruesve në gjithë botën.
Afganistani ka korrur 6,800 bimë opiumi më 2021, ka thënë Zyra e OKB-së për Ilaçe dhe Krime, në një raport të publikuar më 16 nëntor.
Të hyrat nga opiumi afgan janë rritur në mes të 1.8 miliard dollarë dhe 2.7 dollarëve këtë vit, është thënë mes tjerash në raport.
“Por shuma edhe më të mëdha janë siguruar përmes zinxhirit ilegal të furnizimeve jashtë Afganistanit”.
Sipas gjetjeve të Zyrë së OKB-së për Ilaçe dhe Krime, rreth një e dhjeta e ekonomisë afgane mbështetet nga tregtia e opiumit.
Çmimet e opiumit janë pothuajse dyfishuar në muajin gusht, në krahasim me muajin maj.
Autorët e raportit kanë thënë se kjo rritje është pasojë e paqartësive politike pas marrjes së pushtetit nga talibanët në muajin gusht.
Vetë talibanët kanë thënë se janë duke analizuar mënyra alternative për angazhim të atyre që merren me korrje të opiumit dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare, në mënyrë që të zvogëlohet prodhimi i kësaj bime.
Afganistani është prodhuesi më i madh i opiumit në botë, andaj përbën rreth 30 për qind t prodhimit global./REL/