Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pas disa orësh të kaluara të bllokuar në thellësi, 15 minatorë kanë dalë nga miniera. Lajmi ka sjellë lehtësim dhe shpresë te familjarët dhe kolegët e tyre.

Njoftimin e dha Aida Doli, asambleiste shqiptare në Komunën e Mitrovicës së Veriut, përmes një postimi në Facebook. Ajo konfirmoi se minatorët kishin dalë nga miniera.

Të lidhura

None found

“Pas orëve të vështira të ngujuar në thellësi, dalja e tyre është një lajm që sjell lehtësim e shpresë”, shkroi Doli.

Ajo uroi që edhe minatorët e tjerë të dalin shëndoshë e mirë dhe të kthehen pranë familjeve të tyre.

Në postimin e plotë, Doli shkroi: “Tashmë edhe 15 minatorë dolën nga miniera. Pas orëve të vështira të ngujuar në thellësi, dalja e tyre është një lajm që sjell lehtësim e shpresë. Urojmë që të gjithë minatorët të dalin shëndoshë e mirë dhe të kthehen pranë familjeve të tyre.”


Shtuar më 8.10.2026 01:01