Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mbërritur më Kamëz në përkujtim të 100-vjetorit të Luftës heroike të Dibrës dhe betejës Lanë-Lurë.
Meta ka ndarë një video në Facebook, ku shihet se është pritur ngrohtë nga komuniteti dibran, me daulle dhe një buqetë të madhe me lule.
“Falenderues për këtë pritje kaq të ngrohtë në Kamëz nga komuniteti i dashur dibran.
Përkujtojmë sot me krenari 100-vjetorin e Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavdishme të Lanë-Lurë” shkruan Meta.
Meta është pritur nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli./albeu.com