“Krenare me origjinën e saj”, ish-presidentja kroate publikon foton me Dua Lipën

Ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, ka pozuar me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën në eventin “Sunny Fill Foundation”.

Ajo e ka ndër foton me të gjithë në rrjetet sociale, duke i dedikuar edhe disa fjalë tepër të ndjera

“Krenare me origjinën e saj. E përulur në lavdinë e saj. Fisnike në dashurinë ndaj kombit të saj”, ka shkruar ish-presidentja.

Më tej, ajo ka theksuar: “Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë 🇽🇰 dhe 🇭🇷 anembanë botës. E nderuar që kam takuar artisten dhe aktivisten e shquar, një zë i fuqishëm për lirinë dhe gratë kudo”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kolinda Grabar-Kitarović (@kolinda_gk)


Shtuar 16.11.2021 14:55