Mbrëmë u zhvillua takimi ndërmjet Valencias dhe Cadiz, duel ky në kuadër të javes së 29’të në La Liga.
Ndeshja përfundoi me fitorn e Cadiz, por që ndodh një incident mes futbollistit, Mouctar Diakhaby dhe Juan Cala.
Mbrojtësi i Valencias, Mouctar Diakhaby, ishte ankuar te gjyqtari se kundërshtari i tij Juan Cala e kishte quajtur “m** i zi” në humbjen e skuadrës së tij kundër Cadizit të dielën në La Liga.
Lojtarët e Valencias u larguan nga fusha e lojës në shenjë proteste ndaj racizmit që lojtari i Cadiz Juan Cala dyshohet ta ketë ushtruar ndaj Diakhaby, por u kthyen në fushë pa të për ta vazhduar ndeshjen deri në përfundim.
Gjyqtari në krye të këtij takimi, David Medie Jimenez, ka treguar në raportin e tij mbi ndeshjen e së dielës se për çfarë i ishte ankuar Diakhaby.
“Në minutën e 29-të e ndërpreva ndeshjen për shkak të një kacafytjeje mes lojtarëve të të dy ekipeve”, shkroi Jimenez në raportin e tij.
“Lojtari i Valencias me numrin 12, Mouctar Diakhaby, pasi u ndëshkua me karton të verdhë sepse argumentoi me një kundërshtar, më tha fjalë për fjalë ‘ai më quajti mua m** i zi’ duke iu referuar lojtarit të Cadizit me numrin 16, Juan Torres Ruiz”, tregoi ai.
“Kjo nuk u dëgjua nga asnjëri prej anëtarëve të ekipit të gjyqtarëve”, shtoi ai.