Joaquin Correa i ardhur këtë verë nga Lazio tek Interi, ka shënuar deri më tani 4 gola për zikaltërit.
Sulmuesi argjentinas është rikuperuar plotësisht dhe tani është një pikë kyçe për sulmin zikaltër. Correa ka folur për “GazzettadelloSport” rreth ndeshjes në derbi që do të luhet të dielën.
“Është fillimi sezonit dhe asgjë nuk është e sigurt se çfarë do të ndodhi deri në fund, por ju mund ta kuptoni që kjo ndeshje është e veçantë për të dyja ekipet. Një fitore në derbi do të gëzonte shumë tifozët tanë zikaltër por gjithashtu do të na çonte në minus katër.
Gjatë kësaj ndeshje ne nuk duhet të mendojmë negativisht, por pozitivisht dhe të mirat që do të na sillte kjo fitore. Pesë gola në nëntë ndeshje ndaj Milan-it? Ehh mediat e quajnë si “viktimën” time të preferuar, dëshiroj të shënoj gol ndaj Milan-it edhe me fanellën e Inter-it.
Për mua do të jetë një ndeshje e veçantë sepse që i vogël kur e shihja në televizor këtë derbi, emocionohesha dhe ëndërroja një ditë të luaja në këtë derbi dhe ja ku jemi sot mundësia mu dha dhe unë nuk do ta shpërdoroj. Të luash në një stadium si ai I San Siro të tej mbushur me tifozë , me brohoritje dhe aq shumë drita, është një emocion I bukur.
Shpresoj të shënoj e të fitojmë të dielën, forza Inter!”
Tucu Correa shumë i emocionuar që do të luajë në derbin e parë midis Milan-Inter dhe sigurisht dëshira e tij e madhe është që ai të shënojë të dielën./h.ll/albeu.com