Senatorët brazilianë mbështesin akuzat penale kundër presidentit Bolsonaro për menaxhimin e pandemisë

Senatorët brazilianë kanë votuar pro akuzave kundër Presidentit Jair Bolsonaro, për mënyrën e trajtimit të pandemisë shkatërruese Covid.

Një panel i Senatit mbështeti një raport që bën thirrje për akuza kundër Bolsonaro përfshirë krimet kundër njerëzimit, pas 600,000 vdekjeve nga koronavirusi.

Gjetjet do t’i dërgohen kryeprokurorit, i cili është emëruar nga Bolsonaro.

Presidenti ka thënë se ai nuk është “fajtor për asgjë”, por kriza e ka dëmtuar popullaritetin e tij.

Numri i vdekjeve në Brazil është i dyti në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

Nuk ka asnjë garanci që ky votim do të çojë në akuza të vërteta penale, pasi rekomandimet e raportit duhet të vlerësohen tani nga Prokurori i Përgjithshëm Augusto Aras, i cili pritet të mbrojë presidentin.

Raporti pretendon se qeveria e Bolsonaro ndoqi një politikë për të lejuar që koronavirusi të shpërthejë në vend me shpresën për të arritur imunitetin e tufës dhe e përshkruan atë si personin përgjegjës për gabimet e kryera nga qeveria federale gjatë pandemisë.

Përveç krimeve kundër njerëzimit, komiteti i Senatit ka rekomanduar 8 akuza të tjera, përfshirë nxitjen e krimit, falsifikimin e dokumenteve dhe shkeljen e të drejtave sociale./albeu.com