Helmimi masiv në Krujë, paraqiten sërish banorë me spital

Sot janë paraqitur në Spitalin e Krujës për të marrë shërbim mjekësor të tjerë banorë me shenja helmimi.

Fluksi në spital ka rënë, krahasuar dy ditë më parë, ndërsa nga mjekët mungon informacioni për nurmin e personave të paraqitur për shërbim.

Kujtojmë se ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmoi se janë paraqitur në spital me shenja helmimi 370 banorë, ndërsa tha se në spital janë shtruar rreth 30 qytetarë.

Helmimi dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijshëm, por hetimet vijojnë./albeu.com

 

 

 


Shtuar 27.10.2021 09:03