Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një qendre tregtare në Angli.
Një person me vetëm një goditje hidhet nokaut nga një pjestar i sigurimit të qendrës tregtare.
Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin rojën në pallton e të cilit shkruante “security”, i cili i vërsulet burrit në hyrje të qendrës dhe e bën atë për spital.
Incidenti ndodhi në qytezën Shoesburyness në afërsi të Essexit. E pamjet e kamerave të vendosura jashtë qendrës, tregojnë sigurimin duke e tërhequr zvarrë burrin që pothuajse kishte humbur vetëdijen nga grushti.
Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në Essex ka bërë të ditur se janë duke hetuar rastin, pavarësisht që deri më tani nuk dihet se çfarë e nxiti këtë incident./albeu.com/