U shpall “non grata”, Berisha jep lajmin në Kavajë: Sot u pranua padia ime ndaj Amerikës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë lajmin e shumë pritur për mbështetësit e tij ku deklaroi se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij për shpalljen “non grata” në Amerikë.

Këtë lajm i cili shkaktoi reagime të forta në sallë e bëri publikë Berisha gjatë “foltores” së tij në Kavajë.

“Unë kam kënaqësi dhe krenari të ndaj me ju lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit Blinken, të dërgojë në gjykatën e Parisit cdo provë fakt dhe dokument që ka për Berishën, por ju garantoj se ka zero, zero…”,- tha mes duartrokitjeve Sali Berisha.

Ish-kryeministri Berisha me anë të avokatit të tij, Jean-Yves Le Borgne, dorëzoi padinë në Gjykatën Koleksionale të Parisit ndaj sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli “nongrata” atë dhe familjen e tij.

Asokohe Berisha tha se Blinken kishte marrë këtë vendim mbi bazën e keqinformimeve dhe lobimit korruptiv hakmarrës të Edi Ramës dhe multimiliarderit George Soros por se ai nuk kishte ndërmend të merrte një kompani lobimi për të rrëzuar vendimin.

“Nuk marr kompani lobimi për të anuluar vendimin, nëse e marr do e marr për gjëra të tjera. Ai është i zoti i shtëpisë dhe është vendimi tij. Në gjykate dua të rrëzoj shpifjet e mbroj dinjitetin tim” nënvizon Berisha. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.10.2021 18:13