Basha: Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit

Kreu i PD-së Lulzim Basha, përmes një postimi në Tëitter ka komentuar sërish vettingun e politikanëve.

Basha shkruan se vettingu do ta pastrojë politikën nga llumi i tranzicionit, veset dhe pazaret e atyre që duan të fitojnë vetë dhe jo Shqipëria.

“Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët, janë bashkë kundër ndryshimit dhe Partisë Demokratike. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ia dalin!Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit, nga veset & pazaret e tyre.#vettingnëpolitikë”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 26.10.2021 08:20