Autobusi del nga rruga në Gjirokastër, lëndohet një pasagjere

Një autobus i linjës Libohovë-Tiranë ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në Gjirokastër dhe për pasojë është dëmtuar një pasagjere, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 05:15 , njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, autobuzi i linjës Libohovë-Tiranë  , me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar një pasagjere, shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 26.10.2021 08:12