Seanca gjyqësore në ngarkim të ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha, avokatit Aldi Tabaku dhe të tjerëve është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e të pandehurës Manuela Mallkuci.
Në fazën e konstituimit të trupit gjykues, në zbatim të nenit 333 dhe nenit 403 të kodit penal është e detyrueshme deklarimit nga vetë e pandehura, nëse i qëndron kërkesës për gjykim të shkurtuar.
Seanca e ardhshme do të zhvillohet me datë 2 nëntor, ora 15:00./albeu.com