I tradhtojnë shenjat e gishtërinjve, policia identifikon dy trafikantët e drogës që rrëzuan avionin në Vermosh

Pak ditë më parë në Vermosh u rrëzua një avion i vogël privat në të cilin dyshohet se po transportohej lëndë narkotike.

Burimet nga policia bëjnë me dije se nga hetimet janë identifikuar dy personat që gjendeshin në avion, përmesë shenjave të gishtave dhe ADN.

Dyshohet se avioni është rrëzuar për shkak të mbingarkesës, ku personat pastaj u larguan nga vengjarja me disa çanta të mëdha dhe një mjet fuoristradë.

Policia nuk i bën të ditur emrat e personave që ka identifikuar për arsye hetimi.

Kanë qënë barinjtë e zonës të cilët kanë dëshmuar për policinë për rrëzimin e avionit dhe sesi personat në të nuk i kanë lejuar ata të afrohen për ndihmë. /albeu.com/

 


Shtuar 25.10.2021 15:26