Sergio Ramos, ishte një nga transferimet e bujshme të PSG-së gjatë merkatos së verës që lam pas.
Ish-ylli i Real Madridi pësoi një dëmtim që ia ka bërë të pamundur debutimin me PSG-në deri më tani.
Duket se kjo e “keqe” po merr fund, pasi Ramos ka lënë pas dëmtimit dhe është kthyer në stërvitje normalisht.
Edhe pse tani ai duket gati, ende nuk ka një datë të saktë për debutimin e tij, por pritet brenda pak javëve. /albeu.com