Kreu i Emergjencave Civile: Kemi marrë masa që të shmangim përmbytjet në Vlorë

Në ditën ndërkombëtare të zvogëlimit të fatkeqësive natyrore drejtori i Emergiencave Civile Haki Cako i pyetur mbi masat parandaluese sa i përket përmbytjve në qarkun e Vlorës tha se fatkeqësitë natyrore kërkojnë  angazhimin e të gjithë shoqërisë. Fatkeqësitë natyrore nuk parashikohen ato parandalohen për aq mundësi sa është tha Çako.

“Vlora e ekspozuar nga zjarret, përmbytjet, vazhdojme të marrim masa, jemi në komunikim të vazhdueshëm me bashkitë të cilat janë përgjegjëse për investime drejtpërsëdrejti për mbrojtjen civile dhe zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, masa që kanë të bëjmë me kontrollin e digave apo argjinaturave apo të baseneve të ndeyshme. Vlora gjithësesi  rrezikun më potent e ka pasur nga Vjosa ku është investuar në mënyrë të vazhdueshme. Jemi në vlerësim të plotë të situatës. Jemi në vjeshtë dhe shirat e vjeshtës zakonisht nuk përbejnë problematika për përmbytjet”, tha Çako./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 14:55