Mbrojtësi i Liverpool dhe i kombëtares holandeze ka zbuluar kundështarin më të fortë me të cilin është përballur deri më tani në karrierën e tij.
Holandezi është bërë ndër lojtarët më të mirë në botë që prej kalimit te “Anfield” që nga viti 2018, duke i ndihmuar “Reds” të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.
Van Dijk thotë se Messi është kundërshtari më i vështirë që është përballur ndonjëherë.
“Mund të them Lionel Messi. Është ende futbollisti më i mirë në botë”.
“Ai dhe Cristiano Ronaldo kanë vendosur numra të pabesueshëm në dekadën e fundit dhe është e pabesueshme çfarë kanë arritur. Mund të them Messi (është kundërshtari më i vështirë) sepse ishte vështirë atë natë në Barcelonë kur humbën 3-0. Fatmirësisht, e rikthyem në Anfield”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Van Dijk është duke provuar të rigjejë formën më të mirë që prej kur pësoi lëndimin në vitin e kaluar, ku këputi ligamentet.