Familja e Arlinda Zekajt proteston në Prishtinë, kërkohen drejtësi dhe dorëheqje të ministrave

Në Prishtinë ka nisur protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit bëjnë thirrje për garantimin e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë.

Në tubim janë bashkuar edhe të afërmit e Zekajt, e cila u vra ditë më parë në Vitomiricë të Pejës.

Të lidhura

None found

Pjesëmarrëset, disa prej të cilave protestojnë me lot në sy dhe me pankarta, kundërshtojnë dhunën në familje dhe kërkojnë që institucionet të mbajnë përgjegjësi, si dhe të rritet mbrojtja për gratë që përballen me dhunë.

“Stop dhunës në familje”, thuhet në njërën prej pankartave. Protestueset kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kishte ftuar për revoltë kombëtare, duke kërkuar veprime konkrete për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e rasteve të tjera të dhunës që përfundojnë me pasoja fatale.


Shtuar më 28.10.2026 16:20