Lojtari i Everton, Andros Townsend, i cili pasi shënoi golin e barazimit në ndeshjen ndaj Man United e cila përfundoi 1-1 tregoi pse festoi si Ronaldo.
“Ai festim ishte një shenjë respekti ndaj një futbollisti të madh, që ka influencuar shumë në karrierën time. Kam kaluar orë të tëra duke studiuar mënyrën e tij të goditjeve të dënimit dhe të sjelljes në fushë, ndaj nuk ishte një imitim, por një shenjë respekti”, deklaroi Townsend. /albeu.com/