Special One thyen rekordin e Allegrit te Roma

Roma renditet në vendin e katërt  me 15 pikë të mbledhura në 7 ndeshjet  e para, me pesë fitore dhe dy humbje.

Fitorja e Romës i ndihmoi Jose Mourinhos që të thyente një rekord historik në Serie A.

Portugezi tani është i pamposhtur në 42 ndeshje radhazi në Serie A në ndeshjet e luajtura në shtëpi, që është ecuria më e mirë e një trajneri në histori të Serie A në epokën e tre pikëve të fitoreve (që nga viti 1994/95).

Mourinho theu rekordin e  Allergrit i cili e mbante me 41 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi, të vendosur me skuadrën e Juventusit që e kishte mes shtatorit 2015 deri në shtator 2017. /albeu.com/


Shtuar 4.10.2021 11:56