Gabimi në penalltinë e dhënë në favor të Atletico Madridit është konsideruar serioz kur praktikisht koha kishte mbaruarr.
Ai nuk do t’i kthejë Milanit pikët e merituar dhe të humbur kundër Atletico Madridit, por të paktën do të jetë me vlerë për një kënaqësi të vogël, shkruan Albeu.com.
Arbitri Cakir të martën në mbrëmje bëri një performancë e cila nuk është pëlqyer nga drejtuesit e UEFA-s, të cilët, në fakt, janë pajtuar me Rossonerët, të zemëruar për penalltinë e dhënë ndaj Colchoneros në kohën praktikisht të përfunduar dhe janë gati të dënojnë gjyqtarin.
Organi më i lartë evropian pranoi se penalltia ishte inekzitente dhe se bashkëpunimi midis Cakir dhe gjyqtarit të VAR, Bitigen ishte i pakët dhe përfundimisht joproduktiv.
Dënimi nga UEFA pritet të merret për të dy arbitrat. /albeu.com