Superliga, Ceferin përballet me padi nga gjykatësi spanjoll

Sipas gazetës AS, presidenti i UEFA-s mund të akuzohet se nuk ka anuluar sanksionet ndaj Real Madridit, Juves dhe Barcelonës.

Aleksander Ceferin rrezikon një padi të bujshme nga gjyqësori spanjoll. Presidenti i UEFA -s nuk e ka respektuar ende urdhrin e gjykatës për anulimin e sanksioneve kundër Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit, tre klubeve themeluese të Superligës. Sipas gazetës AS, nëse Ceferin nuk respekton urdhrin e Gjykatës të Madridit deri në mesnatën e sotme, drejtësia spanjolle do të ishte gati të ndërhynte, shkruan AS.

Në dënimin e nënshkruar nga gjyqtari Manuel Ruiz u saktësua se UEFA “vepron jashtë sundimit të ligjit”, duke promovuar haptas praktikat që komprometojnë parimin e konkurrencës së lirë në tregun përkatës për organizimin e garave profesionale të futbollit në Bashkimin Evropian dhe ka akuzuar Ceferin për pengim të vullnetit që tenton të konsolidojë praktikat anti-konkurruese”. /albeu.com/


Shtuar 27.09.2021 20:46