Dita nis me acar por rriten temperaturat pas mesditës, ky është moti për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët por pa reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë në vlerat minimale ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 14°C në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 28°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C në 19°C dhe në zonat e ulëta nga 07°C në 21°C.


Shtuar 24.09.2021 08:12