“Luftë” brenda llojit! Basha u “tërheq veshin” demokratëve: Hiqini menjëherë!

Pas kryeministrit Rama, edhe kryedemokrati Basha ka kritika dhe vërejtje për kandidatët e tij në zgjedhjet e 25 Prillit. Në media po qarkullon një mesazh I cili pretendohet se është dhënë nga Basha për kandidatët demokratë.

Basha dhe kryesia e PD u ka kërkuar të zgjedhurve që gjatë fushatës elektorale të përdorur dhe të reklamojnë vetëm numrin 9, atë që u përkon në fletën e votimit dhe jo atë personal.

I gjithë qëllimi është që numrat e ndryshëm që reklamohen në rrjete sociale dhe jo vetëm të mos krijojnë konfuzion tek qytetarët.

MESAZHI I PLOTË:

Te nderuar kandidat/e, Sikurse iu eshte dhene si porosi, kerkohet nga ju qe, Posterat duhet ti publikoni apo printoni sic ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnje ndryshim nga ana juaj. Kush ka bere ndryshime, duhet ti hiqni menjehere (qe sot).

Perdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe demton drejtperdrejte numrin e te gjithve qe eshte nje dhe vetem nje, 9-PD-AN.

Prandaj, te nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojme te gjithe se bashku te votoj nr. 9. Ne te gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet te perdoret vetem numri 9.

Vendimi i kryesise se PDSH dhe Shtabit Qendror te fushates eshte imazhi i standartizuar. Bashkelidhur po ju ridergoj imazhin e vetem per postera dhe cover foto ne rrjetet tuaja sociale.

Faleminderit per mirkuptimin. /albeu.com/

 

 


Shtuar 31.03.2021 17:10