Arrestimi i modeles greke çon në zbulimin e kartelit, kush është “Billy the Kid”, shqiptari që furnizon Europën me Kokainë

Një baron shqiptar dyshohet se kontrollon një pjesë të madhe të trafikut të Kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Arrestimi i modeles greke Elena Polychronopoulou dhe partnerit të saj me 8 kg kokainë, pritet të çojë hetuesit e drogës te shqiptari në fjalë.

I njohur me nofkën “Billy the Kid”, shqiptari është drejtuesi i një rrjeti të fuqishëm droge që ka lidhje me Amerikën Latine, importon drogën në Shqipëri e Mal të Zi e më pas e ekspordon në tregun europian.

Nga hetimet rezulton se modelja 29-vjeçare dhe parnteri i saj punonin po për këtë rrjet kriminal shqiptar.

Tashmë është zbuluar se “Billy the Kid” ka ‘selinë’ në Belgjikë, dhe janë njoftuar nga Greqia autoritet ndërkombëtare për kapjen dhe arrestimin e shqiptarit.

Nuk dihet nëse ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur të burgosur, nëse e arrestojnë shqiptarin, por duket se ai nuk do ja hedhë paq/albeu.com

 


Shtuar 20.09.2021 17:51