GTA 6, shkarkimi paraprak nis më 10 nëntor; loja kërkon deri në 212 GB hapësirë

Rockstar Games bëri të ditur se shkarkimi paraprak i Grand Theft Auto VI (GTA 6) do të hapet më 10 nëntor. Loja do të dalë në mbarë botën më 19 nëntor për PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S.

Lojtarët që e kanë blerë në format dixhital do të mund të nisin shkarkimin në mesnatë, sipas orës lokale, pa pritur datën e lançimit zyrtar.

Të lidhura

None found

Sipas kompanisë, hapësira e nevojshme për ta ruajtur lojën mund të arrijë deri në 212 GB, në varësi të pajisjes.

Ndërkohë, shitësit me pakicë pritet të ofrojnë nga 12 nëntori versionet me kod brenda kutisë për të dyja platformat.

GTA 6 është ndër videolojërat më të pritura të viteve të fundit. Ngjarjet zhvillohen në Leonida, një shtet imagjinar i frymëzuar nga Florida, ndërsa dy personazhet kryesore janë Jason dhe Lucia.


Shtuar më 4.11.2026 15:43