Ndeshja me Fiorentinën, “zikaltërit” pa Correa dhe Vidal

Inter do jetë me dy mungesa të mëdha në ndeshjen e radhës ndaj Fiorentinas

Dyshja e “Neurazzurëve”, Arturo Vidal dhe Joaquin Correa nuk do jenë gati shkaku i lëndimeve.

Të dy yjet kanë pasur probleme fizike në ditët e fundit, andaj nuk do shërohen me kohë.

Vidal ka probleme me muskuj në kofshën e djathtë, derisa Correa ka pësuar lloj ‘traume’ në ndeshjen e fundit ndaj Bolognas.

Inter momentalisht është lider me 10 pikë, aq sa ka edhe AC Milan.


Shtuar 20.09.2021 17:59