Dëmtim i rëndë për Chukwueze, Milani pritet ta ketë jashtë deri vitin e ardhshëm

Milani njoftoi se Samuel Chukwueze është operuar me sukses në Londër për të riparuar një tendinë të këputur në muskulin e ijës së majtë.

Ndërhyrja u krye nga profesori Ernest Schilders, në prani të mjekut të klubit, Stefano Mazzoni. Sipas njoftimit të kuqezinjve, lojtari do të kthehet sot në Itali për të nisur rehabilitimin.

Të lidhura

None found

27-vjeçari nuk ka luajtur në katër ndeshjet e fundit të Milanit. Gazetari italian Gianluca Di Marzio raporton se mungesa e tij nga fushat pritet të zgjasë rreth tre muaj.

Përpara dëmtimit, Chukwueze e kishte nisur mirë sezonin si mbrojtës i krahut të djathtë. Ai kishte qenë titullar në gjashtë prej shtatë ndeshjeve të zhvilluara në Serie A.


Shtuar më 4.11.2026 15:48