Ditë perfekte për Man United, fitore e thellë dhe debutim fantastik i Ronaldos (VIDEO)

Çdo gjë ka shkuar sipas pritshmërive për Mancheste United në ndeshjen e sotme ndaj Newcastle në “Old Trafoord”.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar me rezultatin e thellë, 4-1 me Ronaldon që e nisi nga minuta e parë dhe shënoi dy prej tyre.

CR7 do të zhbllokonte rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë, duke e çuar skuadrën me avantazhin minimal në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë do të niste me gol për miqtë që do të barazonin rezultatin në minutën e 56′ me Manquillo. Barazimi nuk do të zgjaste shumë pasi do të ishte përsëri Ronaldo që t’i kthente “Djajtë e Kuq” në avantazh për herë të dytë vetëm 6 minuta më vonë.

Dy gola të tjerë do të shënoheshin nga Fernandes në minutën e 80′ dhe Lingard në minutat e fundit shtesë për vulosur rezultatin në 4-1.

Me këtë fitore United ngjitet në vendin e  parë, pasi Tottenham u mposht nga Crystal Palace. /albeu.com/

 


Shtuar 11.09.2021 18:01