Lulzim Basha ka dalë sonte në një deklaratë për media, ku ka folur për debatin e ditëve të fundit, për hyrjen ose jo të Sali Berishës në Kuvend, pasi është shpallur “non grata” nga SHBA.
Basha tha se, ndërsa prisnim që gishti të drejtohej nga Rama, SHBA shpalli non grata Berishën, momenti i vështirë.
“Të dashur bashkëqytetarë dhe demokratë kam patur fatin të drejtoj PD dhe të përballem me sfida dhe vendime të forta. Gjatë këtij rrugëtimi ka patur momente të bukura dhe të vështira. Kam bërë gjithçka që të kem parasysh interesin e Shqipërisë dhe të PD-së. Jo gjithmonë ia kemi dalë që më vendimet tona të merrnim ato që kemidashur por nuk ka lëkundur asnjëherë. Kjo nuk na ka lëkundur as në vendosmërinë për të ecur para dhe të bashkuar ndaj vlera që na bëjnë partinë më pro-amerikane në Europë. Kur prisnim që gishti i përgjegjësisë të drejtohej nga Edi Rama, njeriu që e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro, të githë bashkë na u desh të njiheshim me shpalljen non grata të liderit të PD, Sali Berisha. Ishte një nga momentet më të vështira për mua. Unë jam dëshmitar si bashkëpunëtori i tij sesa rëndësi ka pasur për Sali Berishën mbrojtja e interesit publik. Prandaj dhe që ditën e parë kur u njoha iu bashkova thirrjes për transparencë të plotë. Sali Berisha është udhëheqësi shqiptar që ka thënë kontributin më të çmuar dhe ka çuar miqësinë me SHBA në nivelet më të larta”, tha Basha./albeu.com