Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përfshi në një replikë në Kuvend me Elisa Spiropalin gjatë diskutimeve për reformën territoriale.
Berisha deklaroi se Spiropali dhe deputetët e tjerë socialistë që janë shprehur kundër kësaj reforme duhet ta dëshmojnë qëndrimin e tyre edhe përmes votës.
Të lidhura
None found
Sipas tij, nëse ata nuk votojnë kundër, deklaratat e tyre do të konsideroheshin si fjalimi më hipokrit në historinë e Parlamentit.
“Shqetësimi i zonjës është shumë serioz. Njeriu që paraqet të ashtuquajturën reformë është një bashkëpunëtor me eco Tiranën i një organizate të Ndraghetës. Ky njeri në 7 vite ka shpërdoruar qindra milionë euro dhe Tirana çdo vit është bërë më pis”, tha Berisha.
Ai i bëri thirrje Spiropalit dhe deputetëve që mbajtën qëndrim kundër reformës, që fjalët e tyre t’i shoqërojnë me votë. “Përndryshe do të regjistroheni me gërmat më të zeza si fjala më hipokrite në historinë e Parlamentit”, u shpreh kryedemokrati.







