KSHZ-ja njofton për afatin e aplikimit të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në Bërvenicë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u rikujton qytetarëve se, para zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, personat e sëmurë dhe të pafuqishëm që nuk mund të votojnë në vendvotimet përkatëse duhet të paraqiten brenda afatit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Bërvenicë.

Të lidhura

None found

Sipas KSHZ-së, kërkesës duhet t’i bashkëngjiten njoftimi drejtuar KKZ-së, dokumentacioni i përshtatshëm mjekësor për sëmundjen në origjinal ose kopje, ose aktvendimi i vlefshëm për shfrytëzimin e kujdesit nga një person tjetër. Dokumentet mund të dorëzohen drejtpërdrejt, përmes një personi të autorizuar ose në mënyrë elektronike.

KSHZ-ja sqaron se vërtetimi i lëshuar nga mjeku amë nuk do të pranohet nëse nuk shoqërohet me dokumentacionin përkatës mjekësor të mjekut specialist. Afati për paraqitje përfundon më 10 tetor 2026, në orën 24:00.

Votimi për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm do të zhvillohet më 17 tetor 2026.