Moment i vështirë për Defrim Metasanin, gazetari kalon me sukses një operacion të vështirë

Gazetari i mirënjohur sportiv, Dëfrim Metasani kaloi një moment të vështirë shëndetësor, teksa iu nënshtrua një operacioni të polipeve në rrugët respiratore, i cili për fat të mirë përfundoi me sukses.

Operacioni ka qenë i komplikuar, teksa ka zgjatur 4 orë. Si një luftëtar i vërtetë, Dëfrimi e ka fituar edhe këtë betejë, ndërkohë që tashmë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Kujtojmë që prej vitesh, Dëfrim Methasani punon në RTSH, ndërsa është vlerësuar edhe me titullin Qytetar Nderi në qytetin e Dibrës.  Ai ka një kontribut të çmuar në promovimin e sportit shqiptar, prej shumë vitesh.


Shtuar 9.09.2021 12:52