E konfirmoi avokati, Adriatik Llalla gjendet në spital në gjendje të rëndë

Prej dy orësh në Gjykatën e Apelit po shqyrtohet dosja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në këtë proces Llalla nuk merr pjesë por po përfaqësohet nga avokati I tij mbrojtës Sokol Hazizaj.

Avokati i tij mbrojtës Sokol Hazizaj duke lexuar konkluzionet përfundimtare,  i ka kërkuar apelit të prishë vendimin e shkallës së parë që e dënoi Llallën me dy vite burg.

Nga ana tjetër, avokati tha se ish-kryeprokurori është në spital më gjendje të rëndë shëndetësore duke kërkuar që kjo të merret parasysh nga Gjykata në dhënien e vendimit.

Gjatë mbrojtjes avokati Sokol Hazizaj pretendoi se procesi i hetimit dhe gjykimit ishte i paragjykuar, gjithashtu shtoi se Gjykata e Posacme është në kushte të moskompetencës për dosjen dhe vendimi është i pavlfshëm. /albeu.com/