Sergio Ramos duhet të vendosë për të ardhmen e tij brenda 2 ditësh. Sipas raportimit të “El Transistor”, klubit spanjoll i ka humbur durimi me kapitenin e tyre.
Mësohet se drejtuesit e Realit të Madridit i kanë vendosur një ultimatum prej 48 orësh qendërmbrojtësit për të dhënë një përgjigje përfundimtare për vendimin e tij, nëse do të rinovojë apo jo.
Në këto momente 35-vjeçari duket më shumë se kurrë pranë largimit nga Madridi. Kujtojmë që Ramos ka disa kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te PSG-ja apo Manchester United, por më shumë pritet të mësojmë pas dy ditësh kur Ramos t’i kthejë një përgjigje Realit.
Për qëndërmbrojtësin e kombëtares spanjolle ka interes edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por synimi i Ramos është të vazhdojë të luajë në Europë.