Nuk pranohet apeli i Lazios, ndeshje me Torinon do të luhet

Gjykata e Sportit ka refuzuar apelin e Lazios për ndeshjen që nuk u zhvillua ndaj Torinos.

Lazio apeloi vendimin duke kërkuar fitore në tavolinë me rezultat zyrtar 3 – 0, pasi Torino nuk e shfaqën.

Sidoqoftë, Gjykata e Sportit ka refuzuar apelin e Lazios dhe ndeshja do zhvillohet dhe së shpejti caktohet data.

Shansi i fundit për Lazion është në kolegjin CONI, në rast se skuadra e Vedat Muriqit e bën edhe një apel./

Shtuar 30.03.2021 03:03

Tags: , ,