Ka dalë videoja e momentit kur punonjësit të policisë në Durrës, i vihet tritoli në makinën tip “Benz”, orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në video shihet një person, i cili vë lëndën shpërthyese në pjesën e gomës së parë të makinës dhe largohet me shpejtësi.
Nga shpërthimi i makinës së efektivit Lulzim Kastrati ka pasur vetëm disa dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com