Manastirliu sërish thirrje studentëve dhe pedagogëve: Vaksinohuni!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë sërish thirrje për vaksinim, gjatë këtj muaji.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Studentë, mësues, pedagogë dhe çdo qytetar +18 vjeç që ende nuk është vaksinuar, ju ftoj të shfrytëzoni këtë muaj të vaksinimit të hapur, për të mbrojtur veten por shëndetin e të tjerëve.

*** Deri tani janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin. Me kartën e identitetit, ju mund të vaksinoheni ndaj #Covid19 në qendrat shëndetësore, poliklinika ose në pikat e vaksinimit të përqëndruar”, shkruan Manastirliu./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 11:27