Si turqit, shqiptarët do të marrin masivisht vaksinën kineze “Sinovac” (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pranuar se vaksinimi masiv do të mbulohet kryesisht nga vaksina kineze “Sinovac”, 1 milion doza të së cilës do të furnizojnë vendin tonë.

Ajo ka postuar një video në rrjetin social Facebok ku thotë se edhe pse vaksina kineze është e ndryshme nga ato të kompanive europiane, është një vaksinë e sigurtë.

Ndërkohë kujtojmë se vaksina kineze është akoma e pacertifikuar nga EMA apo FDA, por gjithsesi është dhënë miratimi që të përdoret në vendin tonë.


Shtuar 26.03.2021 12:33