Reshat Arbana vaksinohet kundër COVID-19, por “ankohet” te Manastirliu: Na grinë me fotografi (VIDEO)

Ditën e sotme është vaksinuar ndaj koronavirusit, aktori i njohur Reshat Arbana dhe bashkëshortja e tij.

E pranishme në këtë proces ishte dhe ministrja e Shëndetësisë, me të cilën Arbana nuk kurseu as batutat.

Ishte vetë ministrja që shpërndau një video në rrjetet sociale, duke shkruar: Baca Reshat me bashkëshorten nga sot janë më të mbrojtur nga Covid19. Vijojmë intensivisht vaksinimin e të moshuarve në të gjithë vendin”.

Pjesë nga biseda

Manastirliu: Tani çdo gjë do të shkojë mirë.

Arbana: Faleminderit!

Manastirliu: Uluni tani qëndroni 20 minuta. Tani duhet të tregoheni të kujdesshëm për tre javë, pastaj do bëjmë dozën e dytë.

Arbana: Rrofsh! Faleminderit! Na grinë me fotografi e me video tashti, mirë na e bëtë!

Manastirliu: Shpresoj që çdo gjë do shkojë mbarë. Faleminderit! Do ti vaksinojmë të gjithë dhe do kthehemi në normalitet.


Shtuar 26.03.2021 12:30