Një automjet i ri me çmim 60 mijë euro mund të humbasë pjesën më të madhe të vlerës së tij brenda vetëm tre vjetësh, duke u shitur më pas për më pak se 17 mijë euro.
Sipas një analize për tregun britanik, pjesën dërrmuese të modeleve me zhvlerësimin më të madh e përbëjnë veturat elektrike.
Të lidhura
None found
Revista britanike Auto Express ka shqyrtuar të dhënat e CDL Vehicle Information Services. Në analizë janë krahasuar çmimet e automjeteve të reja me vlerën e pritshme të tyre pas tre vjetësh dhe rreth 58 mijë kilometrave të përshkuara.
Studimi ka treguar se nëntë prej dhjetë veturave që humbin më shumë nga vlera e tyre janë elektrike.
Rënien më të theksuar e shënon Lexus UX 300e. Pas tre vjetësh, ky model parashikohet të ketë humbur 72,7 për qind të vlerës.
Një Lexus UX 300e i ri kushton mesatarisht 61110 euro, ndërsa pas tre vjetësh çmimi i tij i parashikuar zbret në vetëm 16667 euro.
Kjo nënkupton një zhvlerësim prej 44400 euro.
Modelet që humbin më shumë nga vlera janë:
1. Lexus UX 300e – 72,7 për qind
2. Citroën ë-C4 – 72,3 për qind
3. Opel Astra Electric – 72 për qind
4. Opel Corsa Electric – 71,6 për qind
5. Audi A8 – 70,7 për qind
6. Subaru Solterra – 70,3 për qind
7. Fiat 500e – 69,8 për qind
8. Audi e-tron GT – 69,3 për qind
9. Mercedes EQS – 69 për qind
10. Mercedes EQE – 69 për qind







