Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Fëllanza Podrimja, zhvilloi një takim me Florian Hablerin, Sekretar i Shtetit për Koordinim Politik dhe Çështje Ndërkombëtare në Ministrinë e Shtetit të Baden-Wurttembergut.
Biseda u përqendrua te forcimi i lidhjeve mes Kosovës dhe landit gjerman, veçanërisht për zgjerimin e partneritetit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë.
Të lidhura
None found
Palët trajtuan gjithashtu kontributin e diasporës kosovare në Baden-Württemberg, e cila shërben si lidhje e rëndësishme mes Kosovës dhe këtij landi.
Në përfundim, Podrimja e falënderoi Sekretarin e Shtetit, Florian Haßler, për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për të çuar më tej partneritetin mes Republikës së Kosovës dhe Baden-Wurttembergut.








