Arrestohet në Meksikë “Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit e FBI-së

Meza Flores, i njohur gjerësisht si “Chapo Isidro”, u vu në pranga pas një përleshjeje disaorëshe në një zonë të shtetit meksikan Sinaloa.

Ai ishte një nga bosët më famëkeq të drogës në Meksikë dhe figuronte në listën e dhjetë personave më të kërkuar nga FBI-ja. Sipas njoftimit të Sekretariatit të Mbrojtjes të Meksikës, “Chapo Isidro” u arrestua të premten në Guasave, Sinaloa, së bashku me një nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë, nga forcat speciale meksikane.

Të lidhura

None found

Gjatë operacionit të kapjes pati shkëmbime zjarri dhe u dogjën disa automjete, por në fund Meza Flores mbeti vetëm me krahun e tij të djathtë, pasi shumica e njerëzve që e ruanin e braktisën në çastet e fundit.

Meza Flores kërkohej në Meksikë për krime të lidhura me krimin e organizuar, ndërsa FBI-ja e akuzon se ka “përmbytur SHBA-në me fentanil, kokainë, heroinë dhe droga të tjera vdekjeprurëse”. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.

Meksika ka shtuar përpjekjet për të goditur krimin e trafikut të drogës, veçanërisht pas presionit të shtuar nga presidenti amerikan Donald Trump që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë.

Meza Flores, udhëheqës i organizatës “Meza Flores”, e njohur edhe si Karteli i Guasaves, besohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës që nga vitet ’90. Megjithatë, ai kishte arritur t’u shmangej autoriteteve për shumë vite duke mbajtur një profil relativisht të ulët.


Shtuar më 22.11.2026 12:37

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet