Irani thotë se nuk po zhvillon negociata me Shtetet e Bashkuara. Sipas Teheranit, dialogu mund të rifillojë vetëm pasi të plotësohen shtatë kushtet që ai ka vendosur.
Mohsen Rezaei, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për televizionin Al Mayadeen. Ai u shpreh se Teherani i ka kërkuar Uashingtonit t’u përgjigjet qartë dhe drejtpërdrejt kushteve të paraqitura, por ende nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare.
Të lidhura
None found
Rezaei tha se plotësimi i kushteve është i nevojshëm si për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ashtu edhe për rifillimin e bisedimeve mes dy vendeve.
Ndërkohë, Katari po ndërmjetëson përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. Në këtë kuadër, kryeministri i Katarit u takua të hënën me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar një zgjidhje.
Pas takimit, Trump tha se sheh një zhvillim pozitiv drejt përfundimit të konfliktit. Sipas tij, rifillimi i sulmeve të mëdha kundër Iranit duket pak i mundshëm në këtë fazë, megjithëse ai nuk e përjashtoi plotësisht ndërhyrjen ushtarake.
Siç raporton Reuters, Teherani vazhdon ta lidhë çdo marrëveshje me përmbushjen e kërkesave të tij. Rihapja e Ngushticës së Hormuzit mbetet kështu një ndër çështjet kryesore të përplasjes me Uashingtonin.





