Një shtetas shqiptar, 39 vjeç, u qëllua për vdekje në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se atentati dyshohet të ketë lidhje me një larje hesapesh.
Ngjarja ndodhi pak para orës 13:00, në ambientet e kompleksit sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club. Viktima ndodhej në tarracën e një lokali kur një person i armatosur iu afrua dhe e qëlloi disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.
Të lidhura
None found
Dëshmitarët që ishin në zonë në momentin e ngjarjes kanë treguar se autori u largua me një skuter elektrik. Ai dyshohet të jetë vrasës me pagesë.
Policia spanjolle ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e atentatit dhe për të identifikuar autorin, i cili është shpallur në kërkim.








