Aksident në Milot-Kurbin, dy të lënduar rëndë, dërgohen me urgjencë te Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti me drejtues shtetasin K.Ll., 31 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasi G.R., 23 vjeç, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet shtetasi E.R., 34 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 21:12